spot_imgspot_img
spot_img

Grenell: S’kam parë kurrë që Brukseli ta kritikojë Kosovën kaq ashpër, ekipi i Trumpit arriti katër marrëveshje

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e quajti patetike deklaratën e gazetarit Lawrence Norman, i cili tha se ka shumë pakënaqësi për mënyrën se si politika amerikane e trajtoi këtë çështje nën administrimin e Donald Trumpit. Kështu Grenelli i është përgjigjur postimit të Normanit, i cili theksoi se ishte e paprecedentë që Brukseli kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk kam parë kurrë që Brukseli ta kritikojë Kosovën kaq ashpër. Është e paprecedentë. Ndoshta reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Ka pasur shumë pakënaqësi evropiane me mënyrën se si politika amerikane e ka trajtuar këtë çështje nën administratën ‘Trump’, por e vërteta është se gjërat janë më keq”, shkroi Normani në Twitter.

Grenelli e quajti patetik këtë njoftim, duke shtuar se administrata e Trumpit ka arritur katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. “Patetike. A keni Google, Lawrence? Ekipi i Trumpit arriti katër marrëveshje të suksesshme, ndërsa Brukseli u ankua se SHBA-ja ishte shumë e ashpër ndaj Kurtit. Tani Brukseli po shembet dhe po thërret Kurtin dhe ju nuk e shihni hipokrizinë”, shkroi Grenelli në Twitter.

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...