Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka vizituar kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun.
Ai e ka lavdëruar të parin e kësaj komune, duke thënë se nën qeverisjen e tij e ka ndryshuar këtë qytet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se bashkë do të jenë edhe në rrugëtimin e ri.
“Sot erdha për një vizitë te miku im, Agim Aliu. Ferizaj ka ndryshuar dukshëm falë punës së tij. Jemi bashkë në këtë rrugëtim të ri për një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka shkrua Hamza.



