Kompania ajrore e Bahrenit, Gulf Air, ka njoftuar se fluturimet e saj mbeten përkohësisht të pezulluara, meqë hapësira ajrore e Bahreinit vazhdon të jetë e mbyllur.
Kompania “Gulf Air” ka sqaruar se shërbimet do të rifillojnë vetëm kur autoriteti i aviacionit civil të Bahrenit të konfirmojë për “rihapje të sigurtë të hapësirës ajrore” e cila është afektuar nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Siç raporton BBC, duke cituar mediat lokale, Autoriteti civil i Bahernit ka transferuar avionët nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bahreinit në disa aeroporte të tjera në rajon./Express/



