2026/03/21
Banner Top
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashkëluftëtarit Faruk Isufi, ishte aktivist i AAK’së, ngushëllime familjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Viktima që mbeti i vdekur nga të shtënat është Faruk Isufi.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë vdekjen e Isufi, e ka marrë si lajm të hidhur, përcjell Gazeta Express.

Haradinaj ka njoftuar edhe se viktima, kishte qenë ‘’aktivist i hershëm’’ i AAK’së, dhe se, është i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri, ai u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Banner Content