spot_imgspot_img
spot_img

Hipokrizia dhe manipulimi politik i Kurtit me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore në prag të zgjedhjeve

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës (PDK)

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti për miratimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore në mbledhjen e ardhshme të qeverisë ngre shumë pikëpyetje në lidhje me sinqeritetin dhe qëllimin e kësaj nisme. Po ashtu, ky veprim politik i qeverisë tregon hipokrizin, mashtrimin dhe paftyresin e një gënjeshtari kronik.

Megjithatë, gjatë dy mandateve të tij qeverisëse Kurti 1 dhe 2, ai nuk e ka inicuar ose avancuar këtë ligj. Përkundrazi, me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të tetorit 2019, qeveria e tij ka pezulluar implementimin e ligjit që ishte miratuar më parë nga qeveria e kaluar.

Implementimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore ishte parashikuar të fillonte të implementohej që më 1 janar 2020, bazuar në LIGJI NR. 04/L -249 PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR, miratuar në vitin 2014, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.29 / 30 PRILL 2014 LIGJI NR. 04/L -249, dhe i cili kishte kaluar të gjitha procedurat kushtetuese.

(Sipas nenit 40 të tij, që rregullon hyrjen në fuqi; Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Shpallur me dekretin Nr. DL-018-2014, datë 25.04.2014 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga).

Megjithatë, qeveria e Kurtit, në vend që të vazhdonte me implementimin e tij, e hoqi atë nga agjenda e zbatimit. Kjo vendimmarrje reflekton një lloj hipokrizie politike, ku një premtim i madh elektoral dhe një çështje me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës u neglizhua për katër vite të plota.

Në vend që të punonte për zbatimin e ligjit dhe për të siguruar që qytetarët të përfitonin nga sigurimet shëndetësore, qeveria aktuale ka zgjedhur ta përdorë këtë temë si një kartë elektorale.

Tani, kur janë caktuar datat për zgjedhjet e ardhshme, Kurti dhe partia e tij duket se po e riprocedojnë këtë ligj, duke e paraqitur si një nismë të re, për të krijuar përshtypjen se po ndërmarrin hapa konkretë për të përmbushur premtimet e tyre.

Ky veprim nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për të ringjallur besimin e votuesve përmes një “reprize” të premtimeve të pa realizuara që i përdori si kauza elektorale politike mashtruese. Bile paskrupullsia e tyre shkon deri aty sa nuk u kursyen ta nxjerrin nga varri as çështjen Dehari të cilin e shtynë në vrasje dhe ta kthejnë në kauzë elektorale.
Një tjetër aspekt që tregon se është një veprim i paqëndrueshëm dhe manipulues është fakti se, përkundër deklaratave të tanishme, qeveria kishte mundësi të implementonte Ligjin për Sigurimet Shëndetësore që në fillim të mandatit të saj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kishte ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Bordit të Sigurimeve Shëndetësore, që do të shënonte një hap të madh drejt funksionalizimit të plotë të sistemit të sigurimeve shëndetësore në Kosovë. Ai kishte theksuar se ky bord dhe fondi në fjalë do të ishte një mburojë financiare për të gjithë qytetarët kundër kostove të larta të shërbimeve mjekësore dhe do të siguronte qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë.

Në kontekstin e këtyre veprimeve të mëparshme, qëndrimi aktual i Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të promovuar miratimin e sërishëm të ligjit duket se është një manovër taktike elektorale, më shumë se sa një angazhim i sinqertë për të përmbushur një nevojë të ngutshme shëndetësore.

Kur analizojmë faktet, del qartë se qeveria kishte të gjitha mjetet (me theks buxhetin prej 14.133 miliardësh për këto vite qeverisje, i cili tre vitët e fundit ka një suficit rreth dhe mbi një miliard) si dhe kohën e nevojshme për të zbatuar këtë ligj, por përzgjedhja e tyre për ta pezulluar atë në vend që ta implementonin tregon për një mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve, pra është thjeshtë dhe vetëm mashtrim për efekt elektoral.
Kështu që është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për hipokrizinë dhe mungesën e përkushtimit të vërtetë që reflekton ky veprim. Tani, më shumë se kurrë, qytetarët kanë nevojë për veprime konkrete dhe të besueshme, jo vetëm për premtime dhe retorikë elektorale. Në fund të fundit, shëndeti i popullit nuk duhet të jetë një kartë në lojën e politikës, por një prioritet i vërtetë për qeverinë dhe të gjitha institucionet shtetërore.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Shkodran Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje

Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike...

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duhet të shfrytëzohet nga partitë politike shqiptare për të krijuar...

Pas mesnate debati Harris-Trump që dikton garën presidenciale

Debati, një element vendimtar i fushatës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, do të rikthehet në ekranet televizive. Sonte kandidatët në garën presidenciale do të...