Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat. Ai në një intervistë ekskluzive për Rubikon, ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.
“Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranojë se Qeveria e Kosovë dje u angazhuara në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundit e kësaj”, është deklaruar Hovenier.
“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”.