Kandidati i PDK-së dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës bashkë me bashkëshorten e tij, Remzien.
Pas votimit, Hoxhaj ka ndarë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e demokracisë dhe orientimit strategjik të Kosovës.
“Bashkë me Remzien, votuam për Kosovën që beson në demokraci, përgjegjësi dhe të ardhmen me aleatë!”, ka shkruar Hoxhaj.



