Është publikuar kërkesa e INTEGRA’s drejtuar komunës së Prishtinës, për lejimin e zhvillimit të ekspozitës për masakrat në Kosovë, e cila u kritikua ashpër për shkak të pasaktësive në të dhëna.
Në letrën drejtuar kryeqytetit, INTEGRA kërkon nga komuna që t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave në sheshin Nënë Tereza, duke theksuar se aty do të ekspozoheshin 52 panele ‘’ me tekst dhe fotografi që dokumentojnë 50 masakra të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998–1999’’, përcjell Gazeta Express.
‘‘Këto panele do të vendosen përgjatë fillimit deri në fund të sheshit “Nënë Tereza”, në të dy anët e sheshit, në mes të drunjve (1 panel mes të 2 drunjve). Gjithashtu, me anë të kësaj kërkese, kërkojmë leje për hyrje në shesh me automjete për bartjen e paneleve për ekspozitë, konkretisht në këto pika: Te Hotel Grand; Te Kuvendi i Kosovës.’’, thuhet mes tjerash aty.
Aty theksohet edhe se ekspozita është përkrahur nga kuvendi, dhe se ‘‘fotografitë e përfshira në ekspozitë janë përzgjedhur me kujdes, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e hapësirës publike.’’



