spot_imgspot_img
spot_img

Ish-deputeti Salihaj dorëhiqet nga LDK-ja

Ish-kryetar i Komunës së Ferizajt, Adem Salihaj, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.

Ai bëri të ditur se 18 vjet ka qenë në krye të LDK-së, dega në Ferizaj.

“Kam punuar së bashku me ju për një periudhë shumë të gjatë kohore. Po bëhen 32 vite, që nga themelimi i LDK-së – dega në Ferizaj. Me disa prej jush jemi bashkë që nga themelimi i saj, me disa të tjerë pak më vonë, kurse me disa të rinj jemi bashkë në vitet e fundit. Gjithmonë kemi punuar me përkushtim deri në sakrificë për idealet tona rugoviane të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kemi punuar njëkohësisht, për ndërtimin e institucioneve tona demokratike e të pavarura të Republikës së Kosovës në periudhën e paraluftës”, tha ai.

Ai ishte emëruar zëvendëskryeministër i parë dhe i vetmi deri atëherë i Qeverisë së Kosovës në mandatin 2004-2006.

Mes tjerash, ai ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe anëtar i kryesisë së LDK-së.

Megjithatë, Salilaj tregoi se tash e tutje do t’i përkushtohet familjes dhe shkrimeve.

“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova”, shkroi ai në Facebook.

Op/Ed

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Nga Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...

Anulohet seanca për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila duhej të shqyrtonte propozimin për shkarkim nga pozita e prokurorit publik të Republikës së...