spot_imgspot_img
spot_img

Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha të enjten për agjencinë e lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.

Pas denoncimit të Prokurorisë, siç mëson portali, tre gjyqtarë të këshillit penal i caktuan Ramadanit masën e paraburgimit efektiv prej 30 ditësh për shkak të rrezikut për arratisje dhe më pas dikush nga aty e njoftoi se po kthehej në “Shutka”. “, kështu Ramadani ka shfrytëzuar momentin për të ikur nga Maqedonia

Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Një gjykatë maqedonase më 1 gusht urdhëroi që Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak dhe, sipas vendimit, ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte paraparë që ai të qëndronte në arrest shtëpiak deri më 16 gusht.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gazetari Milaim Zeka sot feston ditëlindjen: Kujton nënën e zhdukur dhe falënderon UÇK-në e NATO-n për lirinë

Gazetari i njohur Milaim Zeka sot feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, ai ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka...

Seanca për Qeverinë mbahet të dielën

Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës,...

Rasti “Lakeside”: vendim administrativ apo padrejtësi selektive?

Në Kosovë, ku sektori privat shpesh promovohet në fjalë, por pengohet në vepra, rasti i “Lakeside AG – Sh.p.k.” nga Vërmica është bërë shembull...