2025/12/19
Banner Top
Ismaili nga Dardania: Kur Bedri Hamza thotë se do t’i rrisë pagat 50%, ai e realizon (VIDEO)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur tubim elektoral në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Ismaili tha se PDK në këto zgjedhje ka kandidat një njeri të dëshmuar, i cili i ka dhënë Kosovës vite të tëra shërbimi publik dhe rezultate konkrete.

“Kemi kandidat një njeri të dëshmuar. Një person që i ka dhënë Kosovës shumë, gjithë jetën e vet në shërbimin publik,” tha Ismaili.

Ai theksoi se dallimi i Bedri Hamzës nga kundërkandidatët e të tjerë është besueshmëria e tij, sepse çdo premtim i dhënë më parë është realizuar.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment