Në Çair mbizotëroi atmosfera e fitores. Me moton “Një zë”, kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, mbylli fushatën zgjedhore me një tubim madhështor që u shndërrua në festë popullore.
Qindra qytetarë mbushën stadimin e Çairit, duke dërguar një mesazh të qartë së ndryshimi është i pashmangshëm. Atmosfera ishte e zjarrtë dhe plot emocione. Fishekzjarrët ndriçuan qiellin e Çairit, ndërsa flamujt valëviteshin në duart e qytetarëve që brohorisnin emrin e Izet Mexhitit.
Tubimi përmbyllës më shumë ngjante me një kremtim fitoreje sesa me një takim elektoral. Në fjalën e tij para qytetarëve, Mexhiti falënderoi secilin për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita e rikthimit të dinjitetit qytetar dhe politik në Çair.
“Kjo është fitorja e njerëzve të zakonshëm që nuk u dorëzuan para padrejtësisë. Është fitorja e dinjitetit dhe e dashurisë për Çairin,” – deklaroi Mexhiti, i cili u shfaq i vendosur dhe i qetë para përkrahësve të tij.
Fushata e tij u karakterizua nga kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët, thjeshtësi dhe komunikim i sinqertë, elemente që duket se kanë rigjallëruar besimin tek politika. Sipas burimeve nga terreni, VLEN gëzon një epërsi ndaj AKI-së, duke e bërë fitoren e Mexhitit pothuajse të sigurt. Në fund të tubimit, brohoritjet “VLEN” dhe “Çairi vendos vetë” përmbyllën një natë që shumëkush e përshkruan si hyrje në kapitullin e ri të qytetit. Në Çair tashmë nuk flitet më për sondazhe flitet për ndjenjën e fitores. Dhe ajo ndjenjë mban një emër të përbashkët të reformatorit Izet Mexhiti i cili ne Çair vetëm per 15 muaji investoj 100 milion euro.