spot_imgspot_img
spot_img

Jack Smith jep dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit në Gjykatën Speciale

Ish-prokurori i Departamentit të Drejtësisë Jack Smith është emëruar të premten për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump, raporton CNN.

Të dy hetimet implikojnë sjelljen e Trump, i cili të martën deklaroi kandidaturën e tij në garën presidenciale 2024, duke e bërë atë një rival të mundshëm të Presidentit Joe Biden.

“Bazuar në zhvillimet e fundit, duke përfshirë njoftimin e ish-presidentit se ai do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimin e deklaruar të Presidentit në detyrë për të kandiduar gjithashtu, kam arritur në përfundimin se emërimi i një këshilltari special është në interesin publik”, tha Garland në Departamentin e Drejtësisë të premten.

Kush është Jack Smith?

Jack Smith, tashmë ish-kryeprokurori i gjykatës speciale në Hagë, ku ai hetoi krimet e luftës në Kosovë.

Smith “ka ndërtuar reputacionin si një prokuror i paanshëm dhe i vendosur”, tha Garland në Departamentin e Drejtësisë të premten.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Larg-Gunnar Wigermark, para pak muajve e kishte emëruar edhe për 4 vjet Jack Smithin si Prokuror të Specializuar të Hagës. Lajm të cilin e kishte konfirmuar gazeta Nacionale nga Gjykata Speciale, nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

Ndonëse nuk i zgjati, Jack Smith ishte bërë Prokurori i parë i Specializuar që mori mandatin e dytë në Gjykatën Speciale. Kjo pasi, prokurori i parë që ishte emëruar, David Schwendiman kishte dhënë dorëheqje 2 vjet pasi u emërua.

Smith më parë ishte zëvendëskryetar dhe shef i seksionit të padive në Korporatën Spitalore të SHBA-së, organizata më e madhe joqeveritare e shërbimit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, post të cilin e mbante që prej shtatorit 2017.

Nga shkurti i vitit 2015 deri në gusht 2017 z. Smith ishte ndihmësprokuror i parë federal dhe ushtrues i detyrës së prokurorit federal për rajonin e mesëm në shtetin Tenësi (Tennessee).

Gjatë periudhës 2010-2015, Smith ishte kreu i seksionit për integritet publik në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ku ishte i ngarkuar me mbikëqyrjen e procedimit të çështjeve të ndërlikuara të korrupsionit publik në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2008 deri më 2010 z. Smith ishte koordinator i hetimeve në Zyrën e Prokurorit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Në atë funksion ai mbikëqyri hetime delikate të zyrtarëve të qeverive dhe pjesëtarëve të forcave milicore të huaja për krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe gjenocid.

Përpara se të merrte detyrën në GJPN, Smith punoi në Zyrën e Prokurorit Federal për Rajonin Lindor të Nju Jorkut, ku gjatë nëntë viteve shërbeu në poste të ndryshme, si kreu i zyrës për paditë penale dhe zëvendësshef i Seksionit Penal. Si kreu i zyrës për padi penale, Smith kishte në vartësi rreth 100 prokurorë penalë në një sërë fushash, ndër të cilat korrupsioni publik, terrorizmi, krimet e dhunshme dhe bandat, mashtrimet financiare dhe krime të natyrës ekonomike.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...