spot_imgspot_img
spot_img

Javë morti në Kosovë, shtatë persona vdiqën në shtatë ditë

Java që lamë pas ishte goxha e rëndë për vendin tonë.

Brenda vetëm shtatë ditësh, shtatë jetë u shuan. Shtatë familje u përballën me dhimbjen më të madhe, humbjen e njerëzve të tyre më të dashur.

Pesë prej tyre humbën jetën në aksidente trafiku, derisa dy të tjerë u larguan nga kjo botë në rrethana të tjera tragjike.

E hëna e kaluar nisi me aksidentin e rëndë në Zajm të Klinës ku përplasja mes një kamioni transportues, një kombi dhe një veture, mori jetën e Përparim Dushkollit dhe Veton Kastratit.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës ku 77-vjeçari, Selman Luzha, veteran i UÇK-së vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara. Përplasja mes dy veturave ndodhi në fshatin Begrac të Kaçanikut.

Java nuk përfundoi me kaq.

E premtja ishte veçanërisht tragjike për familjen Kelmendi, pasi 15-vjeçari Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Treboviq.

Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme tronditi mbarë shqiptarinë derisa dhimbja për humbjen e një jete kaq të re u ndje thellë në zemrat e mijëra njerëzve. Në varrimin e Eldionit, mijëra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, mes tyre familjarë, miq, figura të njohura publike, artistë dhe bashkëmoshatarë.

Në të njëjtën ditë, një burrë humbi jetën në rrethana tragjike në Fabrikën e Ballkanit në Suharekë.

I ndjeri Milit Daka, ishte lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, me atë që tha policia, nga një pjesë metalike e një vinçi. Ai nuk arriti t’iu bënte ballë plagëve.

Të dielën, pra mbrëmë, edhe dy jetë të tjera u shuan.

Një aksident i rëndë ndodhi në mes të fshatrave Duhël dhe Carralevës, ku si pasojë, një pasagjer i automjetit vdiq në vendin e ngjarjes.

Orët e vona të së dielës nuk u mbyllën me kaq.

Në fshatin Lybeniq të Pejës, trupi i një personi u nxor i pajetë nga një bunar në të cilin i njëjti kishte rënë.

Personi që u nxor nga bunari ishte Albert Pamaj nga Skivjani i Gjakovës.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Hulumtim: 40% e kosovarëve thonë se e kanë jetën më të keqe se më parë

Një hulumtim i fundit i “Valicon” me titull “New Normal Study”, i kryer gjatë periudhës 18-21 gusht 2025 në shtete të rajonit të Adriatikut,...

Çmimet e naftës shënojnë rritje mbi 5 për qind

Raportohet se çmimet e naftës janë rritur për mbi 5 për qind. Kështu ka bërë të ditur media “The Spectator Index”, e cila mbulon raportime...

EMRI/ Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari nga Fushë Kruja!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shiste produkte bujqësore të skaduara, të cilave u kishte ndryshuar datën. Sipas bluve të kryeqytetit, të...