Deputetja Time Kadrijaj nga AAK ka folur para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, e cila po mbahet sot, një muaj pas pauzës.
Ajo ka theksuar se AAK nuk do të votojë për askënd, duke shtuar se përgjegjësinë për zhbllokimin e situatës e kanë ata që e kanë krijuar atë.
“Ne e kemi ditur që do të arrijmë në këtë situatë të bllokadës, sepse qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi. Ju e dini që nuk është bërë as minimumi i përpjekjeve për sigurimin e votave për kryeparlamentar. Ne kemi dashur t’i japim një epilog kësaj situate, por siç e patë, në mënyrë arbitrare, pa marrëveshje dhe pa mision, është ndalur votimi i nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë.
“Nuk do të votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar këtë situatë, do ta zhbllokojnë”, tha Kadrijaj.