Analisti Fadil Kajtazi ka kritikuar idenë e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, duke e quajtur atë një “manovër pa pikë kripë juridike”.
Sipas Kajtazit, një iniciativë e tillë do të duhej të niste në fazën fillestare të mandatit presidencial, në mënyrë që të sigurohej kohë e mjaftueshme për debat publik dhe institucional.
Ai thekson se ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit kërkon procedura të qarta kushtetuese dhe ligjore, përfshirë ndryshime në Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe në legjislacionin zgjedhor, të cilat duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Vetëm pas përmbylljes së këtyre procedurave mund të krijohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve sipas modelit të ri”, thekson Kajtazi, duke shtuar se dija juridike e presidentes për këtë çështje “lë shumë për të dëshiruar”.
Shkrimi tij i plotë:
MANOVRA PA PIKË KRIPË JURIDIKE
Manovra e fundit e Vjosës per zgjedhjen e presidentit me votë te drejtpërdrejtë eshte një “gjellë” pa pikë kripë juridike.
Një iniciativë e tillë do te duhej të ndërmerrej në fazën fillestare të mandatit presidencial, ne menyre që të sigurohej kohë e mjaftueshme per zhvillimin e një debati të gjerë publik dhe institucional. Per më tepër, nje ndryshim i tillë kërkon procedura të qarta kushtetuese dhe ligjore, duke përfshirë ndryshimet përkatëse ne Kushtetutë dhe në legjislacionin zgjedhor, te cilat duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga Kuvendi i Republikës se Kosovës.
Vetëm pas përmbylljes se këtyre procedurave do të mund te krijoheshin kushtet për organizimin e procesit zgjedhor sipas modelit të ri, në përputhje me afatet dhe standardet e përcaktuara nga ligji.
Dija juridike e Vjosës lë shumë për të dëshiruar



