Kënga “Mallëngjimi”, një krijim emocional që ka prekur publikun me ndjeshmërinë dhe thellësinë e saj, është përzgjedhur si kolonë zanore e filmit “Dive”, me regji të Aldo Iuliano, i cili këtë vit konkurron në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Performanca e “Mallëngjimit” u realizua live në shkurt të vitit 2023, në një koncert të paharrueshëm me Orkestrën Filarmonike të Prishtinës, nën orkestrimin dhe dirigjimin e maestros Enrico Meloz. Bashkimi i këtij kompozimi të fuqishëm me universin filmik të Iulianos pritet të krijojë një përvojë artistike të rrallë, ku muzika dhe kinemaja ndërthuren në një ndjesi të përbashkët mallëngjimi.