2026/02/20
Banner Top
Këto janë të gjitha vendimet që u morrën sot në mbledhjen e Qeverisë

Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime nga ana e kabinetit qeveritar.

Fillmisht në fillim të mbledhjes së Qeverisë është  themeluar Këshilli Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me këtë përbërje:

•          Z. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, kryesues;

•          Z. Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bashkëkryesues;

•          Z. Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;

•          Znj. Saranda Bugujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, anëtare;

•          Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

•          Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

•          Z. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

•          Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar.

Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe nga: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës;

Po ashtu në këtë mbledhje janë miratuar edhe disa vendime tjera:

  • Miratuar Rregulloren për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Ministrive që përcakton në mënyrë të detajuar fushat e përgjegjësisë të secilës ministri, duke përfshirë kompetencat për hartimin dhe zbatimin e politikave publike, përgatitjen e legjislacionit dhe koordinimin ndërinstitucional;
  • Miratuar Programin e Projektligjeve për vitet 2026-2028;
  • Miratuar Programin e Vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike;
  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor. Përmes kësaj marrëveshje, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor
Banner Content