Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër Albulena Haxhiun.
E ka quajtur servile të tmerrshme.
Postimi:
Kur po e dëgjoj ish ministren e “drejtësisë” duke folur për kriminalizim të mënyrës si votojmë e interpretime tjera ligjore, e mendoj qartë sa keq jemi në arsim universitar.
Por në anën tjetër, kur shoh sa ish-studentë fantastik sot janë avokatë, gjyqtarë e prokurorë, e kuptoj që nuk është krejtësisht problemi te sistemi, por te fakti që Kurti rreth vetes nuk zgjedh profesionistë, por servil të zhurmshëm.



