2025/12/07
Banner Top
Kica-Xhelili rikandidon për deputete: Sfidat që e mbajnë vendin peng, duhet të jenë armiku ynë i përbashkët

Kandidatja e LDK-së për deputete, Doarsa Kica Xhelili, ka konfirmuar rikandidimin e saj për mandatin e ardhshëm, duke zgjedhur të garojë me numrin katër (4) në listën e partisë.

Ish-deputetja e kësaj partie zbuloi se kësaj radhe, kandidimi do të jetë në rrethana më të vështira “për shkak të gjendjes sime shëndetësore dhe sfidave të shtatzënisë.”

Duke u thirrur për një politikë pa ego personale, kandidatja theksoi se energjia duhet të përqendrohet te sfidat që e mbajnë vendin peng, e jo te konfliktet e brendshme.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment