spot_imgspot_img
spot_img

Kjo është gruaja që po dyshohet se la bombën mbi vazon me lula në Stamboll

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar pas një shpërthimi në një rrugë të frekuentuar këmbësore në qendër të Stambollit, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Presidenti Erdogan e përshkroi shpërthimin e së dielës si një sulm dhe u zotua të identifikojë ata që janë përgjegjës për të. Ai tha se kombi turk nuk do të përkulet para terrorizmit.

“Të lënduarit tanë u transferuan me shpejtësi në spitalet përreth. Njësitët përkatëse të shtetit tonë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar autorët e këtij akti dhe vendet e grumbullimit. Përpjekjet për të marrë nën kontroll Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit janë ende, por nuk do t’ia arrijnë këti qëllimi. Kombi ynë le të ndjehet i sigurt sepse të gjitha elementet para dhe prapa incidentit në rrugën Istikbal do të zbulohen dhe autorët do të dënohen ashtu siç e meritojnë”, tha ai, raporton Anadolu.

Kurse sa i përket numrit të atyre që humbën jetën, Erdogan tha se numrin e fundit të cilin kanë marrë nga të dhënat është gjashtë, katër prej tyre në vendngjarje ndërsa dy të tjerë në spitale. “Numri i të lënduarve është 53. Shifra të tjera mund të vijnë, por kjo është shifra që kemi marrë nga guvernatori ynë”,shtoi ai.

I pyetur nëse ky akt ka lidhje me aktet terroriste, Erdogan tha se mund të jetë gabim por mendon se ky sigurisht se ishte akt terrorist. “Do të ishte gabim nëse themi se ky është me siguri terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni që na përcolli guvernatori i parë, këtu ka dyshime se ishte akt terrorist. Kjo për shkak të lëvizjeve dhe përcaktimet e para për një grua si e dyshuar për këtë akt po vazhdojnë”, shtoi ai.

Jo zyrtarisht, mediat turke po publikojnë dhe një fotografi te një gruaje që po dyshohet se la një çantë në vendin ku ndodhi shpërthimi. Fotografia e parë e gruas që dyshohet se vendosi pakon me bombë në buzë të vazos së luleve para shpërthimit.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL...

“Protesta e Tiranës është e kombit, jo e partive”, veteranët i reagojnë Vetëvendosjes

Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryeministrit shqiptar, Edi...

Orav takohet me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me ambasadorin e sapoemëruar gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph. Orav u shpreh se bashkë me Rudolphin...