Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i është adresuar sërish Komisionit të Venecias për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Konjufca tha se këtë projektligj e ka çuar në Komisionin e Venecias me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë projektligj.
“Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka shkruar Konjufca, transmeton Klankosova.tv.