spot_imgspot_img
spot_img

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës
Sundimi i ligjit po lë mirazhin e një farsë apo një pasqyrë mbi deklaratat që Rashiqi sfidoi “sovranitetit të Kurtit”.
Deklarata e fundit e Nenad Rashiqit, ku ai thekson kërcënimet dhe presionet e Listës Serbe ndaj serbëve që mbështesin kandidatë të tjerë në zgjedhje, është një shembull tipik i situatës paradoksale që mbretëron në Kosovë.
Në njërën anë, qeveria e kryeministrit Albin Kurti mburret me “sovranitetin” dhe “zbatim të ligjit”, ndërsa në anën tjetër, realiteti në terren tregon se grupet dhe strukturat që dikur quheshin “kriminale” vazhdojnë të diktojnë rendin publik, madje edhe brenda institucioneve të Kosovës.
Sipas Rashiqit, Lista Serbe nuk lejon kandidatë të pavarur serbë të votojnë apo të garojnë lirshëm.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë a nuk bie kjo në kundërshtim të drejtpërdrejtë me pretendimet e Qeverisë për çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe pastrimin e veriut nga ndikimet paralele? Nëse Lista Serbe ende kontrollon me dorë të hekurt pjesëtarët e komunitetit serb, a nuk tregon kjo se sundimi i ligjit është vetëm një fasadë?
Kur kryeministri Kurti erdhi në pushtet, një ndër premtimet e tij kryesore ishte vendosja e rendit dhe ligjit në çdo cep të territorit të Kosovës. Mirëpo, çdo krizë e re në veri tregon të kundërtën. Sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe transporti dhe prania e mallrave ilegale në kufi tregojnë se masat e ndërmarra janë më shumë kozmetike sesa substanciale.
Në ketë kontekst një pyetje duhet drejtuar kryeministrit, si mund të pretendohet se krimi i organizuar është eliminuar kur një subjekt politik si Lista Serbe vazhdon të diktojë jetën politike dhe publike të serbëve në Kosovë?
A nuk bie kjo në kundërshtim të plotë me narrativën e Qeverisë për sovranitet dhe siguri?
Nëse bandat janë “eliminuar”, atëherë kush po ndikon kaq fuqishëm mbi komunitetin serb dhe rendin publik?
Apo ndoshta, në këtë skemë të përbashkët dështimesh, e vetmja gjë që është eliminuar është vetëbesimi i qytetarëve në efektivitetin e institucioneve?
Nëse Lista Serbe vazhdon të bëjë ligjin në veri dhe kërcënimet ndaj kundërshtarëve politikë të saj mbeten të pandëshkuara, atëherë sovraniteti dhe sundimi i ligjit nuk janë gjë tjetër veçse një narrativë propagandistike.
E pakta masë ligjore që duhet të ndërmerret nga shteti e KQZ, është mos certifikimi si subjekt zgjedhor. Pjesëtarët e sajë, me theks deputetët, jo vetëm që janë parë mbi barrikada e me demostruesit që sulmuan KFOR-in dhe institucionet, por vazhdimisht kanë mbajtur qëndrime destruktive përmes të cilave e bëjnë të ditur se nuk e njohin shtetin e Kosovës (e shohin si pjesë të serbisë), nuk i drejtohen me emrin kushtetues dhe në institucione kan rol bllokues në kpordinim me qeverinë.
Rashiqi ka të drejtë të kërkojë ndihmë, edhe pse “sherifët” e qeverisë në këtë rast më shumë përkujdesën për të bërë shfaqje sesa për të vepruar.
Kurti dhe kabineti i tij duhet të kuptojnë se premtimet boshe për sundim ligji nuk mjaftojnë më – qytetarët, qofshin shqiptarë apo serbë, kanë nevojë për veprime konkrete, jo për spektakle politike.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...