spot_imgspot_img
spot_img

Kryemadhi: Do të jetojmë në çadër

Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, deklaroi se do të jetojë në çadër pas sekuestrimit të banesave.

“Vendimi i Apelit u shty për nesër. Parashtruam tonat, prokuroria të vetat. Arsyeja për sekuestron e banesës së mamasë sime ishte pse ka marrë kredi. Unë i thashë se ka dhe prokurorë të SPAK-ut që kanë marrë kredi dhe i japin me qira ato shtëpi që kanë blerë me kredi. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, por i kanë qëndruar thashethemeve gazetareske. Pretendimi është se meqenëse dyshohet Ilir Meta për çështjen CEZ-DIA dhe mamaja ime ka blerë shtëpi”, deklaroi Kryemadhi.

“Unë do të ndjek të gjitha procedurat ligjore sepse jam e bindur se kjo çështje do të shkojë në Strasburg”, shtoi më tej Kryemadhi, shkruan A2Cnn.

Monika Kryemadhi theksoi më tej se kur kishte gjyqin në Apel për masën e sigurisë, pak minuta para gjyqit, 10 policë i shkuan në shtëpi.

“Ditën tjetër erdhën sërish, unë dhe mamaja firmosëm procesverbalin dhe erdhën strukturat e sekuestros. Së shpejti do të dalim nga shtëpia. Nuk është problem se ku do jetojmë, mund të jetojmë në çadër, siç jetojnë ata që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti”, deklaroi Kryemadhi.

Vendimi për sekuestron e dy banesave të Monika dhe Fatime Kryemadhit do të jepet nesër, në orën 11:00.

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...