Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nga mëngjesi është duke parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut. Idrizi në një postim në “Facebook”, ka shkruar se situata është nën kontroll dhe ka falënderuar të gjithë operatorët e kësaj komune që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.
“Bashkë me drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut. Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë: