2025/11/20
Banner Top
Kur njeriu bëhet vegël e pushtetit

Ky që po e çan gojën e vet me gishta, për ta plotësuar normën ditore të shërbimit ndaj Faton Pecit, qoftë edhe me çarje të gurmazit, është një ish-fotograf i Indeksonlines, Jeton Sopa.

Në mungesë të njerëzve normalë që i mbrojnë ndyrësitë e regjimit të Albin Kurtit, Vetëvendosja po keqpërdorë të tillë si ky e Vudi Xhymshiti, persona me probleme serioze shëndetësore dhe po i ekspozon si gazetarë.

Në vend se shteti të përkujdeset që të tillëve si Sopa t’ua jep ndihmën e nevojshme dhe t’i trajtoj ashtu siç e meritojnë këto raste, ata i marrin dhe i shndërrojnë në lolo të partisë. Duke abuzuar me gjendjen e tyre, i detyrojnë të merren me kundërshtarët e Vetëvendosjes.

Që thotë populli: i hedhin para autobusit. Nuk është e drejtë çfarë i bëjnë këtij njeriu. Edhe ky ka familje, edhe ky tek e fundit njeri është. Nuk e meriton t’i bëhet një tallje e tillë veç pse partisë i duhen masha për të kapur zjarrin. Jeton Sopa, unë bashkëndjej me ty.

Ndjej dhimbje të thellë kur shoh raste të abuzimit me gjendjen tënde. Më ther në shpirt, kur e mendoj se familjarët e t’u e shohin se si i shtynë gishtat deri në fyt, me rrezik asfiksimin.

Ti meriton më shumë se sa gishta n’gërklan. Ti meriton më shumë se gojore në prapaskenë.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment