spot_imgspot_img
spot_img

Kurti dhe Vuçiq ftohen në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar që “së shpejti” të shkojnë në Bruksel për t’u takuar në kuadër të dialogut që ndërmjetëson blloku evropian.

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë, por ka thënë se takimi duhet të ndodhë “shumë, shumë shpejt” dhe se qëllimi i takimit është “për të gjetur një zgjidhje evropiane”.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e veturave me targa të paligjshme serbe.

Këto vetura qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe dhe kontrollohet në masë të madhe nga Beogradi zyrtar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk ka dashur të komentojë raportimet e mediave në rajon se “është arritur një zgjidhje tashmë” por vetëm ka thënë se “takimet mes zyrtarëve të BE-së dhe përfaqësuesve të palëve janë të vazhdueshme”.

Zhvillimin e negociatave e ka konfirmuar edhe Kurti më 18 nëntor.

Ai ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave.

Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja./rel

Op/Ed

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë. Për...

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...