Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Ahmeti e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar, transmeton IndeksOnline.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Ahmeti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij” thuhet në njoftimin e ZKM-së.



