Ramiz Lladrovci, Kryetar i Drenasit, pretendon se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, fillimisht ka kërkuar që për postin e Presidentit të Kosovës e ka pasur synim të dytin e partisë së vet, Glauk Konjufcën.
Por, thotë ai, pasi e kishte të pamundur të siguronte vota për të, Kurti u kthye “te familjar Jashari”.
“Deri tash nuk iu desh familja Jashari, tash po sepse nuk mund ta kaloj propozimin e presidentit dhe as nuk do të jetë Vjosa Osmani. Sipas informatave të mia, VV ka kërkuar vota për mikun tim Glaukun dhe nuk ka arritur të gjejë vota te opozita. Kur nuk i kalon Glauku, rikthehet te familja Jashari. Jasharajt nuk janë për karrierë të individëve,” tha Lladrovci, siç e citoi “Gazeta Express”.



