spot_imgspot_img
spot_img

Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn afatin për gjoba

Kryeministri Albin Kurti sapo ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale. Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

Kryeministri Kurti sapo shkroi se e pranon këtë kërkesë. “E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.

Hovenier para pak minutash njoftoi se i ka kërkuar Qeverisë për dy ditë pezullim të zbatimit të vendimit. “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sot për krizën aktuale. Ne kërkuam nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë dhënien e gjobave, për të lejuar BE-në dhe SHBA-në që të angazojë palët më tutje për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në deklaratën e Ambasadorit amerikan.

Pas tetë orë negociatash në Bruksel mes Kurtit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuesve të BE-së, palët dështuan të arrijnë një marrëveshje për targa. Sot, më 22 nëntor, do të fillonte zbatimi i fazës së dytë të vendimit për konvertimin e targave ilegale, që do të përfshinte gjobitjen e të gjithë atyre që akoma përdorin këto targa./Express/

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

“Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla”, VV akuzon Kushtetuesen

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese për të cilin ka thënë se  “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues”. Sipas...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...