2026/03/06
Banner Top
Kushtetuesja ia nis punës rreth kërkesës së VV’së për seancën e Presidentit, deputetët tri ditë afat për komente

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka njoftuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, se kanë pranuar kërkesën e saj dhe të nëntë deputetëve të tjerë të LVV-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se më 5 mars 2026, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), ka pranuar një kërkesë nga Ju dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi), të cilët kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes së presidentit”,

Deputetët dhe palët e interesit, mund të dërgojnë komente deri me datën 9 mars, njofton Gjykata./GazetaExpress/

Banner Content