2026/02/13
Banner Top
LDK dhe Rezoluta

Një reagim publik nga Fadil Kajtazi lidhur me rezolutën e fundit politike ka nxitur debat, ku përmenden disa procese dhe ngjarje që sipas deklaratës konsiderohen si produkte të inteligjencës së Serbia, të realizuara përmes strukturave të kamufluara si patriotike.

Në deklaratë përmenden vrasjet politike, trazirat e marsit 2004, kauza e antipavarësisë, demarkacioni dhe Gjykata Speciale, duke u cilësuar si zhvillime që kanë dëmtuar unitetin e shoqërisë kosovare.

Po ashtu, theksohet roli i ish-presidentit Ibrahim Rugova në shmangien e përshkallëzimit të konfliktit të brendshëm politik. Në deklaratë përmendet edhe nevoja që partitë si PDK, AAK dhe VV të mbështesin një qasje të përbashkët për zbardhjen e rasteve të pazgjidhura.

Në fund, theksohet se unifikimi politik në trajtimin e këtyre çështjeve konsiderohet kyç për stabilitetin e vendit dhe për parandalimin e ndikimeve të jashtme në të ardhmen.

Ja postimi i tij i plotë:

LDK DHE REZOLUTA

Të gjithë ata që pretendojnë te merren me politikë, apo që janë ne politikë, në gazetari, në siguri etj., duhet të jenë të vetëdijshëm për tri produkte agjenturore serbe, të cilat kanë pasur si qëllim ta hedhin Kosovën në greminë:
1. Vrasjet politike;
2. Trazirat e marsit 2004;
3. Kauza e antipavarësisë;
4. Kauza e demarkacionit;
5. Gjykata Speciale.
Te gjitha këto produkte i ka sajuar inteligjenca serbe dhe i ka realizuar përmes agjentëve të saj te regjur, të kamufluar si “patriotë të zjarrtë”, të cilët këtë aktivitet e realizuan duke luajtur me naivitetin e shqiptarëve. Jemi dëshmitarë të turrit të shqiptarëve pas këtyre kauzave, sikur mizat pas m..it.

Vrasjet politike janë plaga më e rëndë e këtij aktiviteti, sepse, përveçse lënduan shumë familje atdhetare, ato e armiqësuan deri në ekstrem popullin tone – përmes tyre Serbia synonte një luftë vëllavrasëse, e cila ishte buzë shpërthimit. Ustallarët e këtij aktiviteti, “patriotë” të të ashtuquajturit krah i luftës, trumbetonin me të madhe për të tjerët se: “janë me Milloshin”, “janë tradhtarë”, “duhet vrarë”… Në kampin tjetër, “ustallarët” demokratë bënin thirrje për t’u kundërvënë me të njëjtën monedhë: “t’i vrasim sa nuk na kanë vrarë”…

Shmangia e kësaj tragjedie duhet t’i atribuohet, në radhë të pare, Presidentit Rugova dhe të gjithë patriotëve te shpërndarë në të gjitha grupimet politike. Por, duke qenë se ne kohën kur kane ndodhur këto vrasje, PDK, AAK dhe VV kanë qenë së bashku ose brenda një vije ideologjike, është dashur që në rezolutën e mbrëmshme, me pak korrigjime, të përfshihej edhe kërkesa e LDK-së. Për shembull, në kohën kur janë vendosur bombat ndaj aktivistëve të LDK-së në Gjilan, në vitin 2006, kryetari i PDK-së ka qenë Qemajli i VV-së dhe në këtë miks, kërkesa për zbardhjen e këtyre rasteve është e shëndetshme.

Është shumë i rëndësishëm unifikimi real në gjykimin e këtyre akteve dhe kërkimi i zbardhjes së tyre. Ky unifikim nuk e rëndon askënd që nuk është i përfshirë në këto aktivitete; përkundrazi, ua djeg në dorë kauzat ustallarëve “patriotë” dhe ua ngushton veprimtarinë në produktin e ardhshëm agjenturor serb, i cili pritet të shpërthejë pasi të përfundojë gjykimi në Hagë.

Banner Content