spot_imgspot_img
spot_img

LDK distancohet nga Skender Hyseni: Figurë pa fuqi politike, kontaminon diskursin publik

LDK-ja ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të anëtarit të saj, Skender Hysenit, prej të cilit është distancuar. Ish-zyrtari i lartë i LDK-së dhe i shtetit, Skender Hyseni, ka krahasuar dje qasjen e Presidentes Vjosa Osmani me qasjen e liderit famkeq serb, Sllobodan Millosheviqit.

Zëdhënsja politike e LDK-së, Sibel Halimi, që është edhe pjesë e kryesisë së partisë, ka thënë për Gazetën Express se LDK ka dy vjet që ëdhtë distancuar nga mendësia si e Hysenit.

“LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik”, tha Halimi për Express.

Presidentja Osmani e ka quajtur dje të njëanshme qasjen e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas bisedimeve në Bruksel mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Këto deklarime të Osmanit, ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

“Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”, u shpreh Hyseni.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...