spot_imgspot_img
spot_img

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

Mëngjesin e sotëm, Xhafer Tahiri i LDK-së në cilësinë e avokatit mbrojtës shkoi në seancë gjyqësore me të akuzuarin për korrupsion, Faruk Mujkën e Lëvizjes Vetvendosje.

Pak orë pas përfundimit të seancës, një lajm i bujshëm bashkë me pamje e fotografi, erdhi nga qyteti i Vushtrrisë, ku z.Tahiri, u pa duke nënshkruar marrëveshje koalicioni me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Vushtrrisë, z.Sylejman Meholli.

Fotografia ku prapa dyshes dukej edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zuri në befasi edhe vetë partinë e z.Tahiri, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pas një mbledhje që kjo parti mbajti në kontekstin e situatës së krijuar në Vushtrri, nëpërmjet një njoftimi për media thotë se ‘LDK nuk ka autorizuar asnjë koalicon lokal’.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë” – thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, veprimet e Tahirit, janë ‘individuale’ dhe se ‘nuk kanë ndonjë vlerë’.

“Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse. Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, thotë kjo parti.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet...

Porositi VRASJEN e Selavdi Shehajt për 150 MIJË EURO, arrestohet në Dubai TRAFIKANTI i drogës Altin Sinomati!

Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar...

VLEN nxjerr në “pension” politik, Ali Ahmetin! (Mendi Qyra SURPRIZA e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh. Fitore në raundin e...