spot_imgspot_img
spot_img

Londra nikoqire e sivjetme e samitit të Procesit të Berlinit që nis nesër, qeveria britanike tregon pikat kyçe që do të diskutohen

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është nikoqirja e sivjetme e samitit të Procesit të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Londër më 22 tetor për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të ofruar siguri dhe rritje.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë europianë. Qëllimi është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e saj për një përafrim më të ngushtë europian në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se derisa e zhvillon aleancën e saj strategjike me Europën, ajo do të punojë me Gjermaninë si iniciatore e Procesit të Berlinit mbi prioritetet e tyre të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.

Nga Kosova për të marrë pjesë në këtë samit drejt Londrës ka udhëtuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Mbretëria e Bashkuar listoi edhe synimet kryesore të samitit të këtij viti:

-të forcohet siguria europiane duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s, duke kundërshtuar ndikimin armiqësor dhe faktorët që nxisin paqëndrueshmëri, duke ndërtuar komunitete rezistente, si dhe duke adresuar kërcënimet e përbashkëta që vijnë nga migracioni i parregullt, krimi i organizuar i rëndë dhe financimet e paligjshme

-të promovojë rritjen ekonomike duke zhbllokuar barrierat për tregtinë dhe investimet përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, duke mbështetur përafrimin europian dhe duke promovuar ekspertizën dhe mundësitë e investimit të Mbretërisë së Bashkuar të ofruara nga biznesi britanik dhe Financat e Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar (UKEF).

Qeveria britanike tha se organizimi i këtij samiti këtë vit nga Mbretëria e Bashkuar bie në planet për ndryshim të kryeministrit britanik meqë përmes këtij Procesi synon të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar për të zvogëluar krimin e rëndë dhe të organizuar dhe migrimin e parregullt përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit, të ndihmojë në sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar dhe të mbajë rrugët e saj të sigurta.

“Mbretëria e Bashkuar do të organizojë një sërë takimesh në nivel ministror që mbulojnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike, duke kulmuar me një Samit të Liderëve të organizuar nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar në Londër më 22 tetor. Ngjarje të shumta anësore do të zhvillohen në muajt para Samitit, duke përfshirë forume mbi biznesin, shoqërinë civile, angazhimin e të rinjve dhe barazinë gjinore”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, është e emëruar në këtë post për të përmirësuar punën e Mbretërisë së Bashkuar me partnerët rajonalë, duke përfshirë zbatimin e Procesit të Berlinit.

Samitet e fundit të Liderëve janë mbajtur në Berlin, Gjermani (2024 dhe 2022) dhe në Tiranë, Shqipëri (2023).

*Fotografia në lajm nga samiti i vitit të kaluar që u mbajt në tetor në Berlin

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Kënga “Mallëngjimi” bëhet kolonë zanore e filmit “Dive” me regji të Aldo Iuliano

Kënga “Mallëngjimi”, një krijim emocional që ka prekur publikun me ndjeshmërinë dhe thellësinë e saj, është përzgjedhur si kolonë zanore e filmit “Dive”, me...

Samiti i Procesit të Berlinit, Edi Rama niset drejt Britanisë së Madhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Londrës për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që këtë vit...

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim

Ditën e sotme, pritet të mbahet seanca paraprake për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Në seancën...