2026/02/06
Banner Top
Manipulim votash në Deçan e Junik, dy kryesues ndalohen për 48 orë

Pas manipulimeve të votave dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me policinë e Kosovës ka intervistuar mbi 60 persona nga komunat Deçan dhe Junik, dy prej tyre kryesues nga Deçani, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

 

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi. “Me autorizimin e prokurorëve të cilët janë caktuar nga kryeprokurorja, në koordinim të plotë me njësitet policore të hetuesisë në Pejë kemi filluar me komunën e Deçanit dhe Junikut, ku janë intervistuar mbi 60 persona të cilët kanë qenë të përfshirë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy kryesuesë për 48 orë ndërsa të gjithë të tjerët kanë qenë të intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar. Për kryesuesit e ndaluar për 48 orë prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Ai shtoi se aty ku ka pasur më shumë manipulim të votave ka pasur më shumë edhe përgjegjësi penale, prandaj edhe janë ndaluar dy prej tyre.

Nga burimet e RTK-së mësohet se një nga të ndaluarit është edhe shefja e kabinetit të kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, Manjolla Shala.

Ndërkaq vet kryetari Ramosaj ka thënë se ende nuk ka njoftim zyrtar lidhur me ndalimin e shefes së kabinetit të tij.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment