2026/03/13
Banner Top
Marin Sopi: Kuvendi i Kosovës duhej ta shpallte Iranin sponsor të terrorizmit para Shqipërisë

Autori dhe komentatori politik Marin Sopi ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në rajon, duke theksuar se javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë pritet ta shpallë Iranin e ajatollahëve si shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollah si organizata terroriste.

Në një reagim publik, Sopi ka thënë se sipas tij një vendim i tillë do të duhej të merrej më herët nga Kuvendi i Kosovës, duke e konsideruar këtë si një veprim në përkrahje të aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael.

Sipas tij, situata aktuale politike në Kosovë, ku ende nuk është funksional parlamenti, po krijon shqetësime për funksionimin e institucioneve.

“Parlamenti i Kosovës do duhej ta bënte para atij të Shqipërisë, për hir të SHBA-ve dhe Izraelit, si dy shtete mike, por ne s’kemi Parlament dhe kështu si po sillemi, kam frikë se s’do kemi as shtet funksional”, ka shkruar Sopi.

Ai ka shprehur shqetësimin se nëse vazhdon kjo situatë politike, vendi mund të përballet me vështirësi serioze në funksionimin institucional.

Banner Content