Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, është deklaruar pas përmbylljes së fushatës së PDK’së, duke e cilësuar të njëjtën si të jashtëzakonshme, e cila ka qenë një fushatë shembull dhe fushatë bashkimi.
Krasniqi ka thënë se është parë energji pozitive kudo, po ashtu, besim, shpresë e vendosmëri.
Postimi:
E përmbyllëm një fushatë të jashtëzakonshme. Një fushatë shembull. Një fushatë bashkimi.
Energji pozitive kudo. Besim. Shpresë. Vendosmëri.
E ripërsëris: Bedri Hamza është zgjedhja më e mirë për Kosovën.
Andaj, nesër është dita. Dil dhe voto. Voto PDK dhe numrin 130.
Për ndryshim. Për bashkim. Për stabilitet dhe mirëqenie.
Bashkë. Përpara.
#PDK130



