2025/11/21
Banner Top
Mes së vërtetës së hidhur dhe moralit të shtrembër shqiptar
NË MES TË AROMËS SË LULES SERBE DHE KUNDËRMIMIT TË MUTIT SHQIPTAR
Në fillim të shekullit XX, kur e gjithë makineria shkencore e propagandistike serbe kishte filluar përgatitjet per gjenocidin ndaj shqiptarëve, në Serbi, brenda grupimit socialdemokrat kishin mbirë lule që e trajtonin çështjen shqiptare në mënyrë njerëzore. Këto lule të rralla (Dimitrije Tucoviq, Kosta Novakoviq…) në kulmin e gjenocidit serb gjatë Luftërave Ballkanike, kishin ngritur zërin dhe në gazetën “Radniçke Novine” e denonconin çdo ditë atë gjenocid. Kauza e mbrojtjes së shqiptarëve, për të dy ishte fatale – u pagua me jetë.
Në luftën e fundit, një lule serbe nga Beogradi, Natasha Kandiq, nën përditshmërinë e rrezikut për jetën, punoi dhe luftoi më shumë se çdo institut shqiptar, qoftë qeveritar apo joqeveritar, për ta denoncuar gjenocidin e regjimit serb dhe per t’i zbuluar krimet makabre.
Në ditën e sotme, një Hysamedin Feraj, pa na treguar për paratë e serbe të bashkëpartiakut të tij Martin Berisha, mua dhe të gjithë shokëve të mi të shpërndarë në partitë politike LDK, PDK, AAK, që luftuam me mish e me shpirt për lirinë e Kosovës, na thotë se jemi me Serbinë, duke na identifikuar me regjimin e Millosheviqit.
Logjika e shëndoshë kosovare do të duhej të bënte këtë pyetje: A është më e mirë aroma e lules serbe apo kundërmimi i mutit shqiptar?
Unë, për veten time, sot do ta bëj diferencimin: shumë më mirë do të ndihesha afër lules serbe Dimitrije Tucović, Kosta Novaković… Natasha Kandiq, sesa mutit shqiptar Hysamedin Feraj dhe derivateve që dalin prej tij e që u thonë “kurva” grave të familjes Jashari.
Banner Content

0 Comments

Leave a Comment