spot_imgspot_img
spot_img

Mexhiti–Aggeler: SHBA mbështet luftën kundër korrupsionit dhe integrimin në BE

Shkup, 25 prill 2025 – Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian ishin në qendër të takimit të zhvilluar sot mes zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Aggeler.

“Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë”.

“Diskutuam gjerësisht për thellimin e partneritetit strategjik mes vendeve tona, mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për reformat në drejtësi dhe përpjekjet tona të palëkundura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E ritheksova përkushtimin e Qeverisë për procesin eurointegrues dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të NATO-s, si garanci për siguri, stabilitet dhe zhvillim”, ka shkruar në “Facebook” Mexhiti.

Ai ka treguar se kanë biseduar gjithashtu edhe për projektet madhore infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe lidhjen e qëndrueshme rajonale.

 

“Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore e konstruktive, duke rikonfirmuar vullnetin tonë të përbashkët për një bashkëpunim të thelluar dhe afatgjatë me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Mexhiti.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...