2025/12/30
Banner Top
Milaim Zeka: Albin Kurti është e keqja më e madhe e Kosovës

Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka ka reaguar me tone të ashpra përmes një statusi në Facebook, ku ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe drejtimit politik të vendit.

Zeka thekson se nuk është i interesuar se kush i fiton zgjedhjet, por se kush e drejton Kosovën dhe në çfarë drejtimi po shkon ajo.

Ai shkruan se mendimin e tij e jep lirshëm, pa qenë i paguar apo i detyruar nga askush, duke shtuar se gjithmonë ka qenë kundër turmave dhe mendimit masiv.

Në statusin e tij, Zeka shprehet se ka menduar dhe vazhdon të mendojë se Albin Kurti është e keqja më e madhe e Kosovës, duke theksuar se nuk i pëlqejnë turmat dhe se gjithë jetën ka ecur në drejtim të kundërt me to. Ai përfundon reagimin me një mesazh  duke shprehur shpresën që vendi të mos përjetojë më tragjedi dhe dhunë, por duke paralajmëruar se mund të ketë “një këngë të re, me plumba ndryshe”.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment