2026/01/10
Banner Top
Milaim Zeka reagon ashpër: Asnjë televizion nuk transmeton videot e Ramës

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar me tone të forta përmes një postimi në Facebook lidhur me, siç thotë ai, mungesën e transparencës mediatike në raportimin e videove të kryeministrit Edi Rama.

Zeka shpreh habinë se si asnjë televizion, përfshirë edhe gazetarin Bledin, nuk po transmeton videot e prodhuara nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai thekson se një situatë e tillë nuk do të ndodhte kurrë në vendet perëndimore.

“Nuk e kuptoj si asnjë TV, duke përfshirë Bledin, nuk i transmeton këto video. A do të ndodhte kjo në vendet perëndimore? Kurrë,” shkruan Zeka.

Reagimi i tij vjen pas publikimit të një lajmi ku Rama shfaqet duke reaguar ashpër ndaj deputetit Fevziu, lidhur me udhëtimet e ministrave, duke i quajtur “kasetat që janë në punë e udhëtojnë”.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment