Gazetari Milaim Zeka ka reaguar në Facebook pas incidentit ku një militant i Albin Kurtit u fut me dhunë në ambientet e Klan Kosovës, duke kërcënuar stafin.
Në reagimin e tij, Zeka akuzon mbështetësit e Kurtit se po nxisin përçarje dhe rrezik për konflikt civil, brenda dhe jashtë institucioneve. Ai thekson se urrejtja dhe presioni ndaj mediave nuk janë forma lirie, por cenim i saj.
Sipas Zekës, ata që sot sulmojnë dhe kërcënojnë gazetarët harrojnë se një sjellje e tillë ka prodhuar pasoja të rënda edhe në të kaluarën, duke shtuar se liria e shprehjes nuk fitohet me dhunë apo frikësim.
Reagimi vjen pasi Gjykata ka ndaluar militantin për 48 orë, ndërsa rasti ka nxitur debat të gjerë publik mbi sigurinë e mediave dhe gjuhën e urrejtjes në diskursin politik.



