Milaim Zeka ka reaguar ashpër në Facebook duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij për, siç thotë ai, propagandë të rrezikshme dhe përçarëse. Ai thotë se “berllogu i shqiptarësisë” tash po tenton të fusë armiqësi mes Kosovës dhe diasporës, duke e quajtur këtë një veprim të papranueshëm.
Në reagimin e tij, Zeka kërkon që të analizohet një dokument që po qarkullon, duke theksuar se nëse ai del i pavërtetë, ai është i gatshëm të largohet nga jeta publike. Ai shton se propaganda që po bëhet ndaj mërgatës është më e rëndë se çdo fushatë e dinjohur, duke përmendur Goebbelsin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Zeka përfundon me tone të ashpra, duke e konsideruar gjithë këtë qasje si përpjekje për të përçarë edhe më tej shoqërinë.
Reagimi i tij i plotë:
Mergata jone e shenjte, duhet me analizu vetem kete dokument. Nese nuk eshte i vertete, une jap doreheqeje nga jeta publike.
As Gebelsi, e as Vuqiçi nuk dine me ba propogande ma raciste se sa Albini me Company. Po cili njeri, apo cila parti po e urrejka diasporen?!!!
Berllogu i shqiptarise boll na ka perça ne Kosove, na ka qu ne prage te nje lufte civile, tash po don me hasmeru Kosoven me diasporen.
Euuuu bre fara e felliqte e Serbise!!!



