Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin buxhetin për vitin 2023, që parashihet të ketë vlerë mbi 3.2 miliardë eurosh.
45 deputetë votuan për dhe një kundër.
Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ishte ai që e kundërshtoi këtë deputet, për çka ka deklaruar sot më herët.
Në votim nuk kanë marrë pjesë partitë opozitare, të cilat e kanë kundërshtuar në vazhdimësi.