spot_imgspot_img
spot_img

Monstra Aco Martinoviq i cili vrau 12 persona dhe veten e tij

Në një masakër të rëndë në Cetinje janë vrarë 12 persona, përfshirë dy fëmijë, ndërsa për jetën e katër qytetarëve të Cetinjes po luftojnë mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë.
Në këtë ngjarje tragjike janë vrarë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë.
Të gjitha njësitë policore, përfshirë Njësinë Speciale të Policisë, kanë kërkuar për orë të tëra të dyshuarin, Aco Martinoviq, i cili vdiq disa minuta para mesnatës pasi qëlloi veten në kokë. Sipas drejtorit të përkohshëm të policisë, Lazar Shçepanoviq, Martinoviq u rrethua nga policia pranë shtëpisë së tij në lagjen Humci.
Katër të plagosurit janë operuar mbrëmë në Qendrën Klinike. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Aleksandar Radoviq, njoftoi se tre të plagosur rëndë janë në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithëse gjendja e tyre është serioze, parametrat e tyre jetësorë janë aktualisht stabilë.
Operacioni për të katërtin, i cili ka plagë të shumta në kokë, bark dhe gjoks, sipas Dr. Radoviq, pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.
Rreth orës 20:00, policia mori informacion se Martinoviq ishte parë në një nga depot e braktisura të ish-fabrikës “Obod”, por pas kontrollit të objektit, nuk u gjet atje.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...