2025/11/18
Banner Top
Moti i keq në Shqipëri, Presidenti Begaj del me thirrje për qytetarët

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje sot për kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi vendi po përballet me reshje të dendura shiu dhe mot të përkeqësuar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit siguron i se institucionet përgjegjëse ndodhen në gatishmëri për menaxhimin e situates.

“Të dashur qytetarë, Mot i keq dhe me shira ka përfshirë vendin.Kujdesi i çdo njërit prej jush vlen! Institucionet janë në detyrë, por bashkëpunimi juaj mundëson parandalimin e dëmeve të mëdha”, tha ai.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment