2025/12/01
Banner Top
Ndalohen e më pas lirohen dy persona, hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Dy persona që hynë ilegalisht në Kosovë u ndaluan nga Policia. Më pas, të njëjtit u liruan.

Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment