Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë E.L.
Prokuroria thekson se E.L dyshohet për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit” .
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.



