2026/01/07
Banner Top
Në ditën e parë të punës për këtë vit, Ramosaj merr dy vendime të rëndësishme për qytetarët e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashim Ramosaj ka bërë të ditur se sot, në ditën e parë të punës për këtë vit, ka marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët,  dy premtime të dhëna për këtë mandat të ri.

Ramosaj ka thënë se do të subvencionojnë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira.

Po ahstu do të subvencionojnë me 300 euro çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për sakrificën, mundin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri.

“Këto vendime janë dëshmi e fjalës së mbajtur dhe e përkushtimit tonë për politika sociale në shërbim të qytetarëve.Krah jush, në shërbim të njerëzve”, ka thënë Ramosaj.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment